Gjykata ka lënë në burg, Leonard Bashaliu autorin e vrasjes në Peqin, disa ditë më parë. Bashaliu ekzekutoi me armë zjarri 45-vjeçarin Ylber Xhahysa në fshatin Gjocaj.
Në seancën e sotme gjyqtarja Pajtime Fetahu ka dhënë masën “arrest me burg” për autorin.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e 8 qershorit, ku shkak u bënë motive mjaft banale. Bashaliu ka deklaruar para policisë se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ylber Xhahysës për shkak të një konflikti të 5 viteve më parë për gërvishtjen e makinës, që është përshkallëzuar më pas sot në përdorimin e armës. g.v/abcnews.al