Një shqiptar u vra në mes të rrugës në Strasburg rreth orës 9:30 të mëngjesit këtë të mërkurë më 30 qershor. Ai u vra me dy plumba, një në gjoks dhe një në kokë.
Kjo ngjarje tronditëse ndodhi në kryqëzimin e rrugës des Frères-Eberts me rrugën Livio, në sektorin Plaine-des-Bouchers, pjesa perëndimore e rrethit Meinau.
Sipas informacioneve të mediave franceze shqiptari mund të jetë vrarë për larje hesapesh mes bandave. Ndërkohë po hetohet se si ndodhi ekzekutimi ndërsa vrasësi është ende në kërkim. e.l/abcnews.al/