Ekzekutohet me 5 plumba 20-vjeçari në Itali, djali i “bosit” të krimit u qëllua në krah dhe në gjoks

schedule22:17 - 3 Shtator, 2022

schedule 22:17 - 3 Shtator, 2022

Një 20-vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në periferi të Foggias me 5 plumba.

Mediet italiane bëjnë me dije se Andrea Gaeta është djali i bosit të dyshuar të krimit vendas, i cili është aktualisht në liri.

Policia italiane ka identifikuar vrasësin e dyshuar të 20-vjeçarit.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Mirko Tammaro, nga Ortanova me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje.

Për momentin hipoteza e krimit të konfiguruar është ajo e vrasjes me dashje si dhe e mbajtjes pa leje të armës së zjarrit.

Arma, e hedhur në fshat menjëherë pas vrasjes së krimit, u gjet dhe sekuestrua nga Karabinierët.

Andrea Gaeta, djali i bosit të dyshuar Francesco kishte gjithashtu precedentë të mëparshëm. Ai po ngiste makinën e tij kur u vra.

Për momentin hetuesit kanë përjashtuar hipotezën e një larjeje hesapesh në kuadrin e krimit të organizuar.

Trupi i 20-vjeçarit u gjet  në makinën e tij, në sediljen e shoferit, në zonën industriale të Orta Novës. Policia gjeti pesë predha nga një pistoletë e kalibrit të vogël në asfalt. Andrea Gaeta u qëllua në krah dhe gjoks.

Dhjetëra persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe dëshmitarë u morën në pyetje p ër të rindërtuar momentet e fundit të jetës së të riut./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!