Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar ekzekutimi i 12-te i dënimit me vdekje për këtë vit. I ekzekutuari ishtë një 48 vjeçar që akuzohej për vrasjen e një studenteje. Deri momentin e fundit ai vetëdeklarohej i pafajshëm për akuzat.
Në Teksas është ekzekutuar me vdekje një person i dënuar për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e një studenteje universiteti në vitin 1998. Ekzekutimi i Leri Suearingen u krye me injeksion vdekjeprurës: por ai vetëdeklarohej gjithnjë i pafajshëm. Me Suearingen shkon në 12 numri i ekzekutimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë vit, nga të cilat katër janë kryer në Teksas. 12 minuta pas injeksionit ai u shpall i vdekur.
Departamenti për çështjet kriminale të Teksasit konfirmoi vdekjen e tij. Mediat amerikane raportuan se 48 vjeçari pretendonte pafajësinë. Avokatët e tij deklaruan se ADN-ja e gjetur në thonjtë e viktimës, nuk ishte e klientit të tyre por gjykata e lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës refuzoi të pezullonte ekzekutimin. Pak para ekzekutimit 48 vjeçari i kërkoi Zotit që t’I falte pasi ata nuk e dinin se cfarë po bënin.
I dënuar në vitin 2000, i dënuari kishte një marrëdhënie intime me studenten e re. Viktima u pa për herë të fundit me të në 8 dhjetor të vitit 1998, ndërkohë që gjurmë të saj u gjetën në automjetin e të dënuarit. Bashkëshortja e këtij të fundit deklaroi se kishte gjetur automjetin të kthyer përmbys ditën e zhdukjes së studentes. Trupi i viktimës u gjet në pyll disa javë më vonë nga disa gjuetarë. /ABC News Albania 24/7