Një boksier është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pas orës 6 të pasdites. Viktimë e këtij atentati mafizo ka mbetur , boksieri 35-vjeçar Haris Kontogiorgis.
Ekzekutimi u krye në rrugën Ekavis, në Galatsi, teksa 35-vjeçari po hynte në një palestër – klub boksi. Ai u sulmua nga dy persona të panjohur që lëviznin me motoçikletë. Viktima mori të paktën katër plumba duke dhënë frymën e fundit brenda pak minutash.
Viktima e vrasjes gjakftohtë ka lidhje me një person të vrarë muaj më parë në Metamorfozis, ai është nipi i tij. Hetimet e policisë janë fokusuar si pistë kryesore për vrasjen, në larjen e hesapeve. /abcnews.al/