Drejtuesi politik i PD-së dhe njëkohësisht i pari i listës në qarkun e Shkodrës Helidon Bushati ka reaguar pas vrasjes së Bardhok Pllanajt mbrëmjen e sotme rreth orës 21:10. Bushati thotë se “paktit që kjo qeveri ka me krimin i japim fund në 25 prill”.
“Bota e krimit në Shkodër nuk njeh kalendar. Krimi është në festë, rendi në drejtim të paditur, ndërsa Shkodra në frikë. Qytetarët e Shkodrës po jetojnë periudhën më të errët të këtyre 30 viteve.
Krimi i organizuar po ngjallë frikë dhe terror, edhe sot kur shkodranët duhet të ishin në festë. Boll është boll! Paktit që kjo qeveri ka me krimin i japim fund. Kjo nuk është Shkodra e Shumicës” shkruan Bushati.
Bardhok Pllanaj i njohur edhe si “Kumbari” i Shkodrës u qëllua në fshatin Dobraç i Ri teksa makina ishte në ecje, duke e lënë të vdekur në vend./db/ Abcnews.al