Ekzekutimi në Laç, shpallen në kërkim babë e bir, njëri prej tyre u rrah nga djemtë e viktimës

schedule11:03 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 11:03 - 10 Dhjetor, 2021

Skënder Lika bashkë me djalin e tij janë shpallur në kërkim nga policia në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Rakip Roli mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit. Burime nga policia bëjnë me dije se ata po kërkohen për t’u marrë në pyetje për shkak se njëri prej tyre disa kohë më parë janë rrahur brutalisht nga tre djemtë e viktimës.

Lexo edhe: Ekzekutorët u siguruan që “Piloti” të mos mbetej gjallë, Audi “shoshë” nga plumbat

Lika dhe djali i tij do të pyeten nga blutë se ku kanë qenë në momentin kur ka ndodhur vrasja, për të mësuar nëse kemi të bëjmë me një ekzekutim për hakmarrje. Në zonën ku ka ndodhur vrasja nuk ka kamera sigurie gjë që e vështirëson akoma më shumë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lexo edhe: Zbardhet e shkuara e errët e biznesmenit të ekzekutuar, djemtë e tij rrahën keq një person

Ngjarja ka ndodhur në dalje të Sanxhakut ku viktima po lëvizte në drejtim të Mamurrasit. Mësohet se kjo ishte një rrugë që ai e përshkonte çdo ditë. Kjo do të thotë se ai ishte vëzhguar nga autorët të cilët i kanë zënë pritë në këmbë duke zbrazur kallashnikovin. Fillimisht Roli ka tentuar të largohet, por autorët kanë qëlluar edhe në pjesën anësore të automjetit derisa ai ka humbur kontrollin.

Pasi ka ecur për disa metra ai është përplasur me një automjet fillimisht, dhe më pas ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal në anë të rrugës.  Në momentin e të shtënave në vendin ku ka ndodhur atentati ka humbur kontrollin edhe një automjet i tretë që ka qenë rastësisht në vendin e ngjarjes. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!