Ekzekutimi në Elbasan, xhamat e “Ford Focus-it” të bëra shoshë, “Rramani” mik i Talo Çelës

schedule19:10 - 20 Korrik, 2020

schedule 19:10 - 20 Korrik, 2020

Rreth dy orë pas vrasjes se ndodhur ditën e sotme në Elbasan, karrotreci ka larguar nga vendi i ngjarjes makinën e viktimës Emiljano Ramazani, tip “Ford Focus” me targa AA 945 DG.

Në fotot e siguruara nga Abc News duket xhami i parë dhe i pasëm nga krahu i shoferit, i thyer, i bërë shosh nga plumbat.

Mësohet se kanë qenë 2 persona të cilët janë përfshirë në ekzekutimin e 39-vjecarit, të cilët kanë kryer atentatit në afërsi të banesës së viktimës dhe janë larguar menjëherë me një automjet tip “Volkswagen” me targa AA 819 KX.

LEXO edhe: Ekzekutimi i 39-vjeçarit në Elbasan: Autorët djegin makinën, gjendet arma e përdorur në atentat

Pak minuta pas ngjarjes automjeti është gjetur i djegur në aksin rrugor Elbasan-Papër, ndërsa nga flakët është përfshirë edhe një ullishte përreth.

Automjeti rezultoi se ishte me targa të mbivendosura, të raportuara si të vjedhura 10 ditë më parë.

“Rramani” është shoqëruar në polici disa herë, si person që ka pasur dijeni për vrasje të ndodhura në qytetin e Elbasanit.

LEXO edhe: FOTO/ Vrasja në Elbasan, kush është “Ili” i skeduar për heroinë e kokainë

Ai njihet njihet edhe si mik i Talo Çelës, ky i fundit ende në arrati pasi është shpallur në kërkim për “Grabitjen e Rinasit”.

Sakaq për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë angazhuar forcat RENEA dhe ato të FNSH, po ashtu në vendngjarje ka shkuar edhe drejtori i policisë kriminale në Policinë e Shtetit Tonin Vocaj./abcnews.al