Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e biznesmenit Demir Backa mbrëmjen e së shtunës në Fier. Pas krimit të rëndë, policia ngriti disa pika postblloku, por autorët arritën që të lëviznin me shpejtësi duke djegur makinën dhe më pas u zhdukën.
“ABC” ka siguruar pamjet e makinës, e cila është shkrumbuar plotësisht. Brenda makinës u gjetën një automatik dhe një pistoletë.
Një burim i tha “ABC”-së se gjetja e provave në makinën me targa të Kosovës do të jetë shumë e vështirë pasi gjithçka është djegur.
Por si u ekzekutua biznesmeni?
Një tjetër burim i tha “ABC”-së se Backa u qëllua 18 herë më armë. Tre plumba e kanë kapur në pjesën e qafës dhe kokës edhe 15 të tjerë në kraharor. Policia e Fierit ka shoqëruar 15 persona deri tani për t’u marrë në pyetje, por asnjë nuk është arrestuar.
Pistat e hetimit janë disa në tryezën e grupit hetimor./ Abcnews.al