Ekzekutimi i shqiptarit, grekët: Roli i Milit dhe Dorianit, Landi u përdor si “karrem” në atentat

schedule16:53 - 31 Maj, 2021

schedule 16:53 - 31 Maj, 2021

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i Aris Papas mbrëmjen e djeshme në një kafe në qendër të Athinës.

34-vjeçari cilësohej si një nga anëtarët më të njohur të mafies shqiptare, ndërsa pista ku po hetohet është përplasja për larje hesapesh, pasi më parë u kishte shpëtuar tre atentateve.

Aris” ishte “kontrata e vdekjes” e 13- të e luftës së bandës mafioze shqiptare që shkatërroi qendrën e Athinës që nga viti 2007” shkruan një nga mediat greke.

Në 26 shkurt të këtij viti iu bë atentati i fundit, por që shqiptari arriti që të shpëtonte. Dy autorët arritën që të largoheshin me një taksi duke humbur gjurmët.

Por kush qëndronte pas atentatit?

Hetimi policor zbuloi se drejtues ishte një 38-vjeçar i njohur si “Mili” dhe 32-vjeçari i njohuri i “Doriani” të cilët janë në kërkim, pasi më 26 shkurt 2021 ishin autorët e një përpjekjeje për vrasje në Agios Panteleimon, ku në shënjestër ishte 34-vjeçari “Aris”.

Lexo edhe: 8 plumba në kokë e trup, dëshmitari përshkruan autorin që vrau shqiptarin: E qëlloi nga jashtë

Ata kishin caktuar një takim “ekzekutimi” me viktimën e mundshme përmes bashkëpunëtorit të tyre, një 30-vjeçar me pseudonimin “Landi”.

Ata ishin në një taksi kur qëlluan dhe plagosën objektivin e tyre në këmbë, ndërsa më pas, para policisë në stacionin Larisa, ata zbritën, ikën, duke lënë pistoletën në taksinë e shoferit të tronditur” vijon më tej shkrimi. Dyshimet e grekëve janë se pas vrasjes së djeshme qëndrojnë sërish këta personazhe.

Lufta e përgjakshme mes bandave, disa nga krimet ku ishte përfshirë shqiptari sipas grekëve
Vrasje e trefishtë në Kolonos në vitin 2007
Vrasje e dyfishtë në Athinë në 2007
Vrasje në 2008 në Keratsini
Vrasje në një kafene në Keratsini në vitin 2008
Vrasje në vitin 2008, trupi u gjet në një zonë pyjore
Vrasje në vitin 2008 në Athinë
Vrasje e trefishtë në një kafene në 2008 në Agios Panteleimon
10 raste vrasjesh të mbetura në tentativë

db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!