Një atentat tronditi kryeqytetin grek, Athinë mbrëmjen e së enjtes. Ngjarja e rëndë ndodhi pas orës 21:30 në kryqëzimin e rrugëve “Messoloniu” dhe “Tsaldari”, ku mbeti i vdekur 32 vjeçari shqiptar, Roan Brahimi dhe mbeti e plagosur bashkëshortja e tij, Katerina Beqo, 37 vjeçe.
Sipas mediave në Greqi, dëshmitarët e ngjarjes deklaruan se fëmija i çiftit, i cili po luante në park, e pa vrasësin dhe bërtiti: “babi im, babi im”.
Bazuar në informacionet e para, autorët kanë qenë duke lëvizur me motor.
Në momentin kur 32-vjeçari ka ndaluar makinën është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.
Roan Brahimi njihet si armiku i të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj./abcnews.al