Ekzekutimi i “kumbarit”, Ardi Veliu mbledh drejtuesit në Shkodër: Gjeni autorët

schedule20:18 - 6 Prill, 2021

schedule 20:18 - 6 Prill, 2021

Dy ditë pas ekzekutimit me 132 plumba të Bardhok Pllanajt, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu ishte në Shkodër, ku mblodhi në një takim drejtuesit lokalë të strukturave.

ABC mëson se Veliu ka kërkuar shpejtësi në kryerjen e veprimeve hetimore për zbardhjen e vrasjes së “kumbarit” të Shkodrës.

Momenti i ndjekjes së Bardhok Pllanajt

Një burim i tha ABC-së se drejtori i policisë ka kërkuar ekzaminimin e provave të sekuestruara për të shkuar te gjurmët e autorëve të krimit. Ekspertë nga Tirana dhe policia lokale në Shkodër po punojnë për zbardhjen e vrasjes, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për krimin.

Autorët pas vrasjes dogjën makinën bashkë me armët brenda dhe u zhdukën në errësirë. ABC siguroi dy momentet, të ndjekjes së Pllanajt dhe ekzekutimit me kallashnikov mbrëmjen e së dielës në rrugën Shkodër-Koplik./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!