Ekzekutimi i Hekuran Billës në mes të Tiranës, fija që mund të “gozhdojë” dajë e nip

schedule18:24 - 19 Janar, 2021

schedule 18:24 - 19 Janar, 2021

Në 11 Qershor të vitit të kaluar në mes të Tiranës u ekzekutua në një atentat mafioz Hekuran Billa. Burime nga prokuroria thanë për “ABC” se ka disa prova që shumë shpejt mund të vulosin dosjen.

I njëjti burim tha se në makinën “Nissan Micra” që mori me qira Sebastian Mali u gjetën 3 fije floku nga ku janë përfituar 2 kampionë ADN, të cilët do të krahasohen me kampionët e të arrestuarve, dajë e nip, raporton gazetarja e ABC Glidona Daci.

Viktor Marku dhe nipi i tij Sebastian Mali u arrestuan pas ngjarjes, por që të dy e kanë mohuar përfshirjen. Megjithatë nëse ka përputhshmëri me provat e gjetura në makinë prokuroria do t’i “gozhdonte” përfundimisht.

Adjola Lakra u përdor për të nxjerrë në pritë ish-të dënuarin, Hekuran Billa, i cili dyshohet se vra për hakmarrje, pasi ekzekutoi në Angli Prel Markun në 2006, vëllanë e të arrestuarit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!