Ekzekutimi i biznesmenit në Ksmail, gjendet një makinë e djegur, autorët ikën drejt Greqisë

schedule16:58 - 9 Qershor, 2021

schedule 16:58 - 9 Qershor, 2021

Sarandë-  Një makinë është gjetur e djegur në kufirin greko-shqiptar, ndërsa autoritetet dyshojnë se mund të jetë përdorur në vrasjen e Gramoz Memës tre ditë më parë në Ksamil.

Mjeti tip “Ford” është  gjetur mëngjesin e së martës  në vendin e quajtur “Kataeto”, Bashkia Konispol. Mjeti dyshohet se është ai i përdorur nga autorët për vrasjen e 40-vjeçarit 3 ditë më parë në Ksamil.

Lexo edhe: Vrasja në Ksamil, autorët e pritën biznesmenin para shtëpisë: Çfarë kanë regjistruar kamerat

Pasi kanë kryer krimin, autorët, për të cilët dyshohet të kenë qenë katër vetë, mendohet të kenë kanë kaluar Butrintin duke përdorur  lundrën  dhe më pas kanë përshkuar  aksin rrugor Vrinë – Çiflik deri në vendin e quajtur “Kataeto” ku kanë djegur makinën.

Fakti që mjeti është  gjetur në këtë  vend, bën të dyshohet se autorët kanë kaluar kufirin e gjelbër  dhe kanë zbritur në vendin e quajtur “Loridha” në Sajadhë të Igumenicës. e.l/abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!