Prej disa ditësh policia shqiptare është vendosur në ndjekje të Daniel Pepajt, që dyshohet se është personi që ekzekutoi me armë zjarri kallashnikov, Klement Pepajn dhe Vilson Çutajn pas sherrit për kanabisin.
Dyshimet e policisë janë se autori është arratisur drejt Malit të Zi. Por gazetari i Abc News në Shkodër Simon Shkreli shprehet se “Autori nuk është larguar drejt Malit të Zi” tha ai. Daniel Pepaj dyshohet se fshihet në zonën e malësisë.
Drejtori i departamentit të policisë kriminale, Tonin Vocaj rrëfeu mbrëmjen e sotme detajet nga hetimet si nisi sherri mes tre të rinjve në Malësinë e Madhe. Faktin se përse arritën 5 ditë me vonesë në vendin ku u gjetën viktimat, ai e justifikoi me motin e keq (lexo këtu). / db/Abcnews.al