Ekzekutimi i 2 biznesmenëve, kjo është makina e përdorur në atentatin e Laçit

schedule16:38 - 24 Qershor, 2020

schedule 16:38 - 24 Qershor, 2020

Policia ka sekuestruar mbrëmjen e së martës makinën e përdorur në ekzekutimin e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç.

Automjeti është gjetur i fshehur nga autorët në periferi të Tiranës dhe ishte një mjet tip Golf 5 i Zi.

Abcnews.al ka siguruar foton e makinës tip Golf 5 që është përdorur mbrëmjen e 30 majit në Lac, ku u ekzekutuan 2 biznesmenët.

Kjo makinë sipas policisë është përdorur nga 30-vjeçari Eduart Lamaj, i cili u arrestua ditën e djeshme për ekzekutimin.

Lamaj, autori kryesor i vrasjes së dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergjit në Laç, e kreu krimin duke ja marrë mjetin një mikut të tij, por i hoqi targat për të mos u identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Burime për Abcnews.al sqaruan se makina ishte në pronësi të Shpëtim Bodurit.

Ky i fundit u mor në pyetje nga hetuesit.

Ai ka deklaruar përpara grupit hetimor se mjetin ja kishte lënë në përdorim mikut të tij, Eduardit.

Nga ngjarja e 30 majit mbetën të vrarë biznesmenët Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku, ky i fundit në spitalin e Traumës.

4 autorët të veshur si policë u futën në hollin e hotelit dhe ekzekutuan Gjergjin dhe Likën.

Ky i fundit qëlloi një prej autorëve, i cili rezultoi më vonë të ishte Kreshnik Tusha që pas plagës në këmbë shkoi për mjekim në spital.

Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim Ilir Xhepaj, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Likaj 33 vjeç, Elson Alija apo i njohur me identitetin e dytë si Oltion Vlashi 31 vjeç, si dhe Klaudio Perkola, 21 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!