Ekzekutimi i 19-vjeçarit në Shkodër, Artan Hoxha paralajmëron: Hakmarrje e grupeve kriminale, do të ketë vrasje të tjera

schedule14:17 - 26 Shtator, 2022

schedule 14:17 - 26 Shtator, 2022

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar vrasjen mafioze të Erjon Xhenjes, i cili u vra me armë zjarri më 18 shtator në një lokal në Shkodër.

Në një intervistë për “Abc Live” Hoxha tha se nëse autorët e vrasjes së 19-vjeçarit nuk kapen, atëherë priten atentate të tjera. Hoxha tha se Shkodra është kthyer në një nga qytetet më të kanabizuara në Shqipëri, kjo në kombinim me grupet kriminale e bëjnë qyte tetin të rrezikshëm.

Hoxha tha se zanafilla e vrasjes se 19-vjeçarit është 25 gushti, dita kur iu bë atentat Alban Bruçit, i cili i shpëtoi mrekullisht plumbave.

Babai i Bajram Çekores, i cili u shpall në kërkim për atentatin ndaj  Bruçit, disa ditë më vonë ka folur për mediet dhe ka akuzuar policinë se po mbështet grupet kriminale të Shkodrës. Disa ditë më vonë më 2 shtator ai u vra në derën e shtëpisë.

Zinxhiri vazhdon me 18 shtatorin vrasjen e Xhenjes, tha Hoxha. Ndërsa paralajmëroi se do të ketë vrasje të tjera, nëse policia nuk reagon dhe nuk zbulon autorët pas sulmeve.

“Ngjarja e Shkodrës fillon në 25 gusht me atentatin e Alban Bruçit. Për këtë u akuzua Bajram Çekorja dhe djali i një biznesmeni të cilët u shpallën në kërkim. Kjo aktivizoi një konflikt që është gjithë kohës në ajër. Por tentativa për Bruçin dështoi. Baba i Çekores reagoi pak ditë më pas dhe tha se sa herë që ndodhin krime policia i vjen në shtëpi, duke thënë se policia mbështete grupet kriminale në Shkodër. Ai akuzonte se grupi kundërshtar ka mbështetjen e shtetit. 4 ditë pas 25 gushtit, Bajram Çekorja shpallet në kërkim. Ismet Çekorja tha se I biri s’ka gisht, Në datë 2 shtator vritet në atentat Ismet Çekorja, ai që tha se policia mbështet grupet kriminalë. Vrasja e tij i trazoi ujërat. Kjo u shoqërua me atentatin e 18 shtatorit, ku Erjon Xhenje 19 vjeç u vra në një lokal. Grupet kriminale nuk goditen vetëm njerëzit direkt por dhe të afërmit. Në Shkodër janë të gjithë të kërcënuar. Ngjarja nisi në 25 gusht, nuk u veprua shpejt, prandaj pati atentate të tjera. I pari erdhi më 2 shtator, i treti më 18. Sigurisht do të ndodhi dhe tjetër, sigurisht e di emrin por nuk di se kur. Shkodra ka qenë qyteti më i kanabizuar këtë vit. 200 bimë kanabisi në një parcelë. Zona më e kanabizuar e miksuar me konfliktet e grupeve. Nëse nuk merren masa do presim vetëm viktimën e radhës”, tha Artan Hoxha./abcnews.al/