Ekzekutimi 66-vjeçarit në Tiranë, policia jep detajet

schedule09:39 - 25 Shkurt, 2021

schedule 09:39 - 25 Shkurt, 2021

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e 66-vjeçarit mëngjesin e së enjtes në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 në një trotuar tek Piramida dhe i pajetë mbeti Behar Sofia.

Mësohet se kur u gjet, Sofia ishte ende gjallë, por humbi jetën ndërsa transportohej për në spital për shkak të plagëve të marra. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta ndërsa dyshohet se për ekzekutimin e tij është përdorur armë zjarri me silenciator.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore që kanë rrethuar zonën, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

NJOFTIMI

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç,  i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!