Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Ekuadori dislokon 75 mijë ushtarë dhe policë për të luftuar bandat e drogës

schedule14:37 - 16 Mars, 2026

schedule 14:37 - 16 Mars, 2026

Qeveria e Ekuadorit ka shpallur nisjen e një “faze të re” të egër në luftën kundër krimit të organizuar, duke dislokuar mbi 75 mijë forcave të sigurisë (polici dhe ushtri) në katër provincat më të përgjakura të vendit: El Oro, Guayas, Los Ríos dhe Santo Domingo de los Tsáchilas.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Brendshëm, John Reimberg, i cili u dha një urdhër të prerë banorëve të këtyre zonave: “Mos dilni nga shtëpitë, mos merrni asnjë rrezik përsipër. Jemi në luftë!”

Përveç ushtrisë në rrugë, autoritetet kanë vendosur orë policore gjatë natës në këto rajone. Ndonëse Presidenti Daniel Noboa erdhi në pushtet në nëntor 2023 me premtimin për të shtypur bandat, shifrat mbeten alarmante: në vitin 2025, Ekuadori regjistroi një rekord historik vrasjesh, me një rritje prej 30% krahasuar me vitin paraprak.



Ekuadori tashmë është pjesë e një koalicioni prej 17 shtetesh të udhëhequr nga SHBA-ja për të luftuar kartelet në Hemisferën Perëndimore.

Takimi në Mar-a-Lago: Noboa ishte një nga liderët kryesorë në samitin “Mburoja e Amerikave” të organizuar nga Donald Trump.

Javën e kaluar, FBI hapi zyrën e saj të parë në këtë shtet andin, duke nisur operacione të përbashkëta kundër narkotrafikut.

Trump i ka cilësuar bandat kriminale si një “kancer” dhe u ka bërë thirrje liderëve latinë të përdorin forcën ushtarake për t’i shrrënjosur ato para se të përhapen më tej.

Pozicioni gjeografik i Ekuadorit, i ndodhur mes Kolumbisë dhe Perusë (prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë), e ka kthyer vendin në një “nyjë” strategjike. Rreth 70% e kokainës që prodhohet në këto vende fqinje, kalon përmes porteve ekuadoriane me destinacion SHBA-në dhe Europën.

“Për shumë kohë, mafiet menduan se Amerika ishte territori i tyre. Se mund të kalonin kufijtë, të lëviznin drogë e armë pa pasoja. Koha e tyre mbaroi”, shkroi Noboa në një postim krah Presidentit Trump.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!