Ekuadori dhe Uruguai “nisen” për në “Katar”, Peruja mban shpresën gjallë

schedule11:27 - 30 Mars, 2022

schedule 11:27 - 30 Mars, 2022

Janë luajtur edhe ndeshjet e Amerikës së Jugut, ku Ekuadori dhe Uruguai kanë arritur marrin nga një biletë për në “Katar 2022”, ndërsa Peruja mban shpresën akoma gjallë për në këtë kompeticion, pasi pozicionohet në vendin e 5-të dhe do të përballet në qershor me fituesin e çiftit Australi-Emiratet e Bashkuara Arabe për një vend në Botëror.

Brazili e ktheu në stërvitore përballë Bolivise, ku e mposhti 4-0 në transfertë. Golat për kombëtaren braziliane i shënoi Paqueta, Guimaraes ndërsa Richarlison shënoi dopietë.

Ekuadori barazoi 1-1 në fund me Argjentinën, duke shpëutar kështu nga humbja, pasi Julian Alvarez kaloi në avantazh bardhekaltërtit, ndërsa barazoi shifrat në minutëb e 90+3 Valencia.

Uruguai i Luis Suarez vazhdoi me serinë e fitoreve, teksa koleksionoi të 4-të rresht, këtë herë mposhti  Kilit me rezultatin 2-0 dhe i mbyll kualifikueset në vendin e tretë. Suarez dhe Valverde ishin heronjtë dhe tani te Uruguai mendojnë për Botërorin.

Peruja nuk gaboi dhe e mbajti vendin e pestë, pasi mposhti Paraguain 2-0. Lapadula dhe Yotun ishin autorët e golave. Kolumbia e ka mbyllur me fitore, teksa me një gol të James Rodriguez triumfoi në transfertë kundër Venezuelës.

/f.a/abcnews.al