Ekuador shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

schedule10:59 - 26 Shtator, 2024

schedule 10:59 - 26 Shtator, 2024

Zjarret vazhdojnë të përhapen në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito, i cili ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Sipas autoriteteve, gjashtë persona mbetën të plagosur.

Kjo është thatësira më e madhe që ka prekur shtetin e Amerikës Latine në 61 vjet, ndërsa banorët vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike për 12 ditë rresht.

Rreth 2000 zjarrfikës, ushtarakë dhe punonjës të ndihmës së parë, të mbështetur nga helikopterë, janë përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarreve. Rreth 107 familje u evakuuan, si masë paraprake, ndërsa shtatë shtëpi janë dëmtuar.

Thatësira, të cilën shkencëtarët e kanë lidhur me ndryshimet klimatike, po prek të gjithë rajonin, Kolumbinë, Perunë, Bolivinë, Argjentinën, Paraguajin dhe Brazilin.

Në dymbëdhjetë muajt e fundit janë regjistruar 3302 zjarre në pyje, duke djegur 378080 hektarë bimësi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!