Ekstradohet nga Shqipëria drejt Gjermanisë 23-vjeçari kosovar Shkëlqim Kastrati.
Shkëlqim Kastrati me origjinë nga Kosova, është akuzohet se është implikuar në një ngjarje të rëndë në Gjermani, ku si pasojë e një konflikti me punonjësin e sigurisë së një klubi nate, e ka qëlluar këtë të fundit me pistoletë duke e dëmtuar rëndë.
Fatmirësisht punonjësi i sigurisë ka mundur t’i shpëtojë sulmit me armë, për shkak se në trup mbante të veshur një jelek anti-plumb. Pas ngjarjes, Kastrati u largua menjëherë nga Gjermani, duke u strehuar në Shqipëri.
Autoritet e drejtësisë nxorën mandat arresti për Kastratin, por nuk mundën ta lokalizonin dhe arrestonin brenda territorit gjerman. Shkëlqim Kastrati u arrestua nga Policia Shqiptare në muajin maj 2019, ku ndalimi i tij është kryer në ambientet e një palestre fitnesi./mv.abcnews.al


