Estradohet një 31-vjeçar nga Franca i akuzuar për trafik ndëkombëtar droge. Juri Bedinaj ishte shpallur në kërkim me vendim të gjykatës së Krimeve të Rënda që e kishte dënuar atë me 8 vite burg si i përfshirë në “trafikun e lëndëve narkotike” e kryer në “formë të grupit të strukturuar kriminal”.
Nga hetimet ka rezultuar se, Bedinaj ka qënë pjesë e grupit kriminal që trafikoi 2.5 ton kanabis nga Durrësi në Ankona. Dyshohet se destiancioni ishte Gjermania, por operacioni në 2017 u dekonspirua dhe u ndërhy menjëhë për të prangosur anëtarët e tjerë të grupit.
Në shtetit Gjerman lëndën narkotike e priste Euron Hoti, ndërsa kamioni drejtohet nga Dhimo Koraj. /abcnews.al