Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar u ekstradua nga Belgjika mbrëmjen e së shtunës drejt Tiranës. Alket Preka, ishte dënuar në vitin 2010 me 6 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Sipas njoftimit të policisë, Preka në aksin rrugor Zogaj-Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e armës një automjet dhe e ka çuar në Shkodër. Pak kohë më pas, automjeti u gjet, ndërsa brenda tij u sekuestrua edhe një armë zjarri.
Ky është ekstradimi i dytë që ndodh nga Janari deri në Korrik që Interpol Tirana bashkë me homologët e tyre belg prangosin persona të dënuar në Shqipëri me vendim gjykate./ABC News Albania 24/7