Një nga udhëheqësi e dënuar të partisë famëkeqe neo-naziste greke Agimi i Artë, i është dorëzuar autoriteteve në Athinë për të vuajtur një dënim me 13 vite burg. Ai është akuzuar se ka ndihmuar në drejtimin e një fushate të dhunshme dhjetëvjeçare që kishte në qendër kundërshtarët ideologjikë të kësaj partie, nga emigrantët, tek të majtët dhe homoseksualët.
Ioannis Lagos u ekstradua nga Brukseli, ku që nga viti 2019 mbate një vend në Parlamentin Evropian, çka i kishte garantuar atij mbrotje falë imunitetit diplomatik, e ku pavarësisht dënimit të tij vitin e kaluar, ai vazhdonte të merrte pagën e eurodeputetit. 48-vjeçari u dënua me burg në mungesë, së bashku me pesë drejtues të tjerë të lartë të partisë Agimi i Artë, në atë që ishte seanca dëgjimore më e madhe e zhvilluar ndaj një organizate fashiste në Evropë që nga koha e gjyqeve ndaj udhëheqësve nazistë në vitet 1940, të njohura si Gjyqet e Nuremburgut.
Ai u arratis drejt Brukselit vetëm disa orë pas dënimit, duke shmangur ekstradimin për rreth tetë muaj.
Muajin e kaluar, policia belge u përpoq ta ndalonte zotin Lagos mes spekulimesh të përhapura se prëfaqësuesi i ekstremit të djathtë po përgatitej të largohej nga vendi dhe do të kërkonte azil politik në Norvegji.
Në një lëvizje të fortë menjëherë pas arrestimit të tij, ligjvënësit evropianë votuan për heqjen e imunitetit, duke i hapur rrugë ekstradimit për të vuajtur dënimin e gjatë së bashku me anëtarët e tjerë të partisë.
I prangosur dhe i shoqëruar nga pesë oficerë të policisë grekë gjatë mbërritjes së tij në Athinë të shtunën, zoti Lagos u shfaq sfidues, me komente nacionaliste ndërsa futej në një furgon të forcave speciale të policisë,
“Për ortodoksinë dhe Greqinë, ia vlen çdo lloj sakrifice“, thirri ai para gazetarëve të mbledhur në vendngjarje.
Të dënuarin Lagos e transferuar në një burg të sigurisë së lartë në Domokos, në pjesën qendrore të Greqisë.
Organizatat antifashiste dhe partitë e majta të opozitës kritikuan qeverinë se ka dështuar në arrestimin e Christos Pappas, numrit dy të partisë, i cili mbetet në gjendje të lirë, disa muaj pas dënimit të tij për përfshirjen në këtë grupim. Si të gjithë anëtarët e tjerë të dënuar të Agimit të Artë, zoti Lagos ka pohuar se çështja kundër tij është e motivuar politikisht dhe se ai po përndiqet për pikëpamjet e tij të debatueshme dhe jo për veprimet e tij. Agimi i Artë një parti neo-naziste doli në dritë vite më parë, duke marrë famë gjatë viteve kur ekonomia e vendit po përjetonte krizë.
Kjo parti kaloi nga një mbështetje prej më pak se 20,000 votash në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2009, në sigurimin e më shumë se 7% të votave dhe 21 vendeve në parlament, brenda tre vitesh.
Ajo e ruajti këtë mbështetje deri në vitin 2019 duke siguruar 18 ligjvënës në parlamentin grek. Asnjë parti fashiste në Evropë nuk ka arritur të sigurojë një mbështetje të tillë në zgjedhjet e përgjithshme për vite me rradhë./VOA