“Ekstradimi i Behar Bajrit nuk ndryshon hetimet”/ Avokati: Turqia vendos për ekstradimin e Dritan Rexhepit

schedule23:37 - 16 Nëntor, 2023

schedule 23:37 - 16 Nëntor, 2023

Avokati Bledar Meminaj thotë se ekstradimi i Behar Bajrit nga Franca është thjesht procedurë ligjore dhe se ardhja e tij në Shqipëri nuk ndryshon hetimet në lidhje me grupet kriminale.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Meminaj u shpreh se është herët për të folur nëse Bajri mund të dijë diçka në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.

“Ekstradimi i Behar Bajrit, është një procedurë juridike, është thjesht procedurë dhe do t’i nënshtrohet procedurës ligjore për dhënien e masës në mungesë. E njëjta procedurë që u dha për Berishën dhe Malltezin. Është marrja në pyetje dhe verifikimi i kushteve. Është procedurë standarde, jo se sjellja e Behar Bajrit këtu ndryshon apo avancon hetimet. Kjo mbetet për t’u parë. Le të lëmë Gjykatën e Lartë të shprehet dhe më pas të flasim. Është shumë shpejt për të folur, dhe për të disktuar nëse di dikush për fatin e dikujt”, theksoi ai.

Në lidhje me arrestimin e Dritan Rexhepit në Stamboll, Meminaj nënvizoi se do të jetë Turqia që do të vendosë se në cilin shtet do të ekstradohet.

Është Turqia ajo që do të vendosë se kujt do t’ia lejojë ekstradimin. I mbetet autoriteteve turke të vendosin mbi ekstradimin e këtij personi dhe se kur do ta kryejë ekstradimin. Edhe nga rrezikshmëria e veprës. Në Shqipëri ka kryer krim goxha të rëndë dhe do të ketë avantazhet e veta”, deklaroi avokati./abcnews.al