“Ekstazi dhe kokainë gati për tu shitur”, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

schedule10:59 - 1 Shtator, 2022

schedule 10:59 - 1 Shtator, 2022

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Miks.”

Policia ka sekuestruar sasi lënde të dyshuara narkotike ekstazi, LSD, MDMA, lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Ndërkohë, një 27-vjeçar është proceduar penalisht për moskalëëzim krimi.

Si rezultat i operacionit “Miks” u kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit  D. L., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në afërsi të Brrylit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin D. L. dhe shtetasin G. D.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. L. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike, rreth 65 tableta ekstazi, sasi lënde narkotike MDMA dhe LSD, sende që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas pasi siguronte lëndët narkotike ekstazi, kokainë, LSD dhe MDMA, i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!