Kjo hartë detare e vitit 1455 tregon ndikimin e Gjergj Kastriotit në Europë dhe më gjërë kur ai ishte ende gjallë. Në qendër të Ballkanit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sot, shkruhet emri i Skëndërbeut.
Harta është përgatitur nga hartografi gjenovez Bartolomeo Pareto për Papa Nikollën e V. Në atë kohë në botën e krishterë ishte shtuar frika për zgjerimin Osman dhe Arbëria më prijës Skëndërbeun përfaqësonte një nga rezistencat më të forta kundër Perandorisë.
“E veçanta e kësaj harte është se Gjergj Kastrioti Skëndërbeu ishte gjallë dhe bënte një rezistencë të fortë ndaj Perandorisë Osmane ku deri në atë periudhë kishte ardhë për ta pushtuar kalanë Sulltan Murati dhe kuptohet shumë mirë që përmes Shqipërisë osmanët kërkonin të pushtonin dhe vende të tjera të Europës. Ky hartograf identifikon një pjesë të Ballkanit ku përfshihet Maqedonia e kësaj periudhe dhe Shqipëria e identifikon me emrin “Scandro Beco”, Skëndërbeg. Fakti që është emërtuar në 1455 me atë emër tregon qartë dhe për atë që dhe Papati pati në atë kohë, që lufta që po zhvillohej këtu me heroin tonë të shërbente si ndalesë për osmanët që kishin qëllim ekspasioni.”
Kjo dëshmi e rrallë e hartografisë europiane të shekullit XV i shtohet muzeut kombëtar “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” në Krujë.
Ekzemplari i rrallë, i certifikuar sipas standardeve më të larta shkencore është dhuruar nga Biblioteka Kombëtare Qendrore e Romës ku ruhet origjinali.
“Gjergj Kastrioti Skëndërbeu në shekujt që pasuan u bë mit I jashtëzakonshëm për të gjithë luftërat që bëheshin për liri ku u shtuan veprat që vazhdimisht janë shkruajtur për të dhe numrat janë shtuar. Kjo e identifikon për së gjalli. Kjo është dhe rëndësia që kjo hartë ka dhe unë jam I bindur që tek vizitorët e shumtë që ne kemi kjo do të bëjë dhe një impakt shumë pozitiv”.
Hartat në këtë periudhë ishin unike, shkruheshin me dorë dhe ruheshin me kujdes ndaj çdo shënim mbi to ka peshë të pazakontë.
Sipas specialistëve ky është një ndër rastet e rralla në historinë e hartografisë ku një territor i gjërë identifikohet me emrin e një personaliteti politik dhe ushtarak madje në të gjallë të tij duke treguar për rolin e Gjergj Kastriotit dhe jehonën e Arbërve në shekullin e XV.
“Në këtë periudhë Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, shteti që ai udhëhiqte kishte marrëdhënië diplomatike me 28 shtete të Europës dhe ne në këtë periudhë që po flasim për hartën këmi dy traktate të nënshkruara me Venedikun 1448 dhe Alfonsin e 5 në 1951. Ishin të nënshkruara për luftë të përbashkët kundër osmanëve. Erdhi për ta pushtuar kalanë Sulltan Mehmeti I dytë dy herë në rrethimi e dytë 1466 dhe në rrethimin e tretë 1467.
Ai erdhi për të pushtuar kalanë e Krujës pasi kishte pushtuar Konstandinopojën, Stambolin e sotëm dhe ne deri në këtë përiudhë kur nuk e kishim ekspozuar këtë hartë e përdornim këtë argument shumë fort edhe përballë skeptikëve. Tani që kemi dhe ketë hartë është dhe një argument dhe më I fortë që është e vertetë që lufta që udhëhoqi Gjergj Kastrioti ishte e një rëndësie për shtetet e tjera të Europës”
Ky artefakt me rëndësi kombëtare dhe europiane ka ngjallur kureshtjen e turistëve që në ditët e para të ekspozimit të saj.
Sipas drejtorit të Muzeut “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” në Krujë kjo hartë pritet të shtojë numrin e vizitorëve të cilët vetëm vitin e shkuar ishin rreth 212 mijë.


