Ekspozitë për turistët/ Artistë nga treva të ndryshme prezantuan punimet në Sarandë

schedule15:34 - 17 Qershor, 2023

schedule 15:34 - 17 Qershor, 2023

Shëtitorja e Sarandës është kthyer në një ekspozitë pikture, nga artistë  të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare.

Kjo artiste shkodrane ka zgjedhur të bëjë bashkë qytetin e saj dhe atë të Sarandës.

“Jam paraqitur me këtë vepër, jam munduar të përcjell pak liqen e pak det. Të lidh qytetin tim të lindjes me vednin ku jemi këtu.”

Nasufe Rexhepi që  ka ardhur nga Kumanova, dy vepra ia ka dedikuar detit tw Sarandws.

“Veprat e mia paraqesin detin e Sarandës. Është deti, dallgët që paraqiten në vepër.”

Piktorët nga trojet shqiptare kanë sjellë Sarandën në sytë e tyre, përmes artit. Edicioni i tretë i “Saranda Art Days” po mbahet gjatë javës së turizmit në Sarandë.

Për 7 ditë me radhë pushuesit e huaj dhe jo vetem, kanë mundësinë përmes panaireve, ekspozitave dhe koncerteve të njohin kulturën shqiptare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!