Eksportet në pikiatë, INSTAT: Në 7 muaj pësuan rënie me 16,8 %

schedule15:47 - 17 Gusht, 2020

schedule 15:47 - 17 Gusht, 2020

Nga Erblina Mile

Pandemia ka shkaktuar një rënie drastike të eksporteve shqiptare. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se përgjatë periudhës janar-korrik 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 150 miliard lekë, duke u ulur me 16,8 %, krahasuar me një vit më parë.

Fasonët janë sektori që ka pasur impaktin më  të fortë në rënien e eksporteve shqiptare edhe pse gjatë korrikut kanë një rritje të lehtë.

Sipas të dhënave të INSTAT eksporti i grupit tekstile dhe këpucë  ka pësuar një ulje me -8,8 pikë përqindje . Më pas renditen materialet e ndërtimit dhe metale me -4,0 pikë përqindje dhe nëngrupi  Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike me -3,4 pikë përqindje.

Sipas INSTAT i vetmi nëngrup që ka pësuar një rritje të lehtë është ai i ushqimeve. Ndërkohë nëse bëjmë një krahasim të muajit korrik  me qershorin konstaton një përmirësim të lehtë.

Sipas INSTAT eksportet e mallrave arritën vlerën 25 miliard lekë, duke u ulur me 11,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 6,2 %, në krahasim me Qershor 2020. Edhe importet janë ulur me 13,2 %, krahasuar me shtatëmujorin e parë 2019.

Vlen të theksohet se pavarësisht masave të mara tregtia me Kosovën ka pësuar rënien më të fortë me 25,5% e ndjekur nga Italia me 23,4%. Eksportet janë një ndër kontribuesit kryesor të rritjes ekonomike në vend dhe treguesit negativ paralajmërojnë një ecuri të dobët të rritjes ekonomike. Ndërkohë, që një përmirësim i situatës parashikohet  në vitin 2022. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!