Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Eksportet i rikthehen rritjes/ INSTAT: Në shkurt arritën në rreth 31 miliardë lekë

schedule14:09 - 17 Mars, 2026

schedule 14:09 - 17 Mars, 2026

Energjia i ka dhënë shtysë rigjallërimit të eksporteve shqiptare. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në shkurt të këtij viti  tregojnë se eksportet e mallrave arritën vlerën 30,9 mld lekë duke pasur një rritje  me 15,8 %, në krahasim me Janar 2026.

Ndikimin kryesor në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit e ka  dhënë nëngrupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 6,3 % dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0,7%. Negativisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan”, “Tekstile dhe këpucë” si dhe “Materiale ndërtimi dhe metale”.

Rritja e eksporteve të energjisë ka ardhur e ndikuar nga kushtet atmosferike pasi  dy muajt e parë të këtij viti kanë pasur reshje intensive të shiut. Kjo ka bërë që Korporata Elektro-energjetike të prodhojë energji për të plotësuar nevojat dhe njëkohësisht edhe të eksportojë. Vetëm në në grupin “Minerale. Lëndë djegëse, energji” janë eksportuar 8 miliardë lekë në shkurt 2026, me një rritje të fortë prej 31% me bazë vjetore.



Por një efekt pozitiv ka pasur edhe nafta bruto që nxirret nga Patos Marinza ndërkohë që fasonët vijojnë të mos japin ndikim në  bilancin tregtar të vendit

Në muajin Shkurt 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shkurt 2025 janë: Kosova me mbi 37 % ndjekur nga , Gjermania 34,7 %.

Eksportet shqiptare

Shkurt 2026   31 mld leke

Janar 2026     27  mld leke

Shkurt 2025    30 mld leke

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!