Eksportet shqiptare i janë kthyer treguesve optimist.Të dhënat e Instat tregojnë se në Prill 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare.
Por treguesit janë edhe më pozitiv nëse bëjmë një krahasim me muajin mars të këtij viti ku rezulton se rritja është me gati 4 %.
Sipas Instat në rritjen e eksporteve shqiptare kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 4,6 % por edhe “Ushqime, pije, duhan” 1,3 pikë përqindje ndjekur nga “Produkte kimike dhe plastike”.Impaktin kryesor e ka dhënë eksporti i energjisë elektrike e ndikuar prej reshjeve të shumta të shiut.
KESH ka zhvilluar së fundmi një sërë procedurash për shitjen e energjisë elektrike. Vetëm për periudhën 6 deri në 12 maj ku është shitur energji në vlerën e 3.2 milion eurove. Sektori i industrisë tekstile vijon që të ketë një performancë jo shumë pozitive duke pësuar një ulje me 3,1% e ndikuar nga dobesimi I monedhës europine.Për ti ardhur në ndihmë riorganizimit të kësaj industrie qeveria ka miratuar një fond Sovran i cili do të shërbeje për të siguruar më shumë hua për këtë sektor.
Edhe gjeografia e eksporteve shqiptare ka ndryshuar gjatë muajit prill.Ka pasur një rritje të madhe të tregtisë së mallrave me Spanjën ,Kinën dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që ka pasur rënie të nivelit të eksporteve me vendet kryesore partnere tregtarë të Shqipërisë si Italia,Greqia e Gjermania./abcnews.al