Eksplozivi pranë Kapitolit, FBI publikon videon, ofron 100 mijë dollarë për gjetjen e autorit

schedule19:16 - 10 Mars, 2021

schedule 19:16 - 10 Mars, 2021

FBI kërkon ndihmën e publikut për të zbuluar se kush është personi që ka vendosur eksploziv në Komitetin Kombëtar Republikan dhe Komitetin Kombëtar Demokratik një natë para trazirave të Kapitolit në 6 Janar në Uashington.

Në videon e publikuar nga FBI, shihet se një person i maskuar me kapuç, më 5 janar ka vendosur dy bomba pranë selisë së partive demokratike dhe republikane, në Kapitol. Personi shihet në një moment që fshin syzet.

“Video tregon një person që ndalet në një moment për të fshirë syzet. FBI kërkon ndihmë nga qytetarët dhe ofron 100,000 dollarë për ata që ofrojnë më shumë informacion në lidhje me autorin e krimit.”- shkruan FBI.

Në orën 19:40 pasdite në 5 janar, autori i dyshuar shihet duke qëndruar në një lagje rezidenciale. Në orën 19:52 pasdite, personi shihet i ulur në një stol para DNC, ku thuhet se u vendos bomba e  parë. I dyshuari duket se ngre një çantë, ngrihet dhe largohet.

Në 20:14 pasdite, autori shihet në një rrugicë afër RNC, ku u gjet një bombë e dytë. Pak çaste më vonë, një kamera sigurie kap të dyshuarin duke ecur përpara Capitol Hill, ngjitur me RNC. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!