Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eksplozivi në Shkodër dyshohet për hakmarrje! Shpërthimi alarmoi klientët

schedule22:17 - 18 Nëntor, 2020

schedule 22:17 - 18 Nëntor, 2020

Eksplozivi i vendosur mbrëmjen e sotme në afërsi të një lokali në Shkodër duket se është hakmarrje ndaj pronarit të këtij biznesi. Burime bëjnë me dije për ABC se ngjarja e ndodhur në afërsi të drejtorisë së Policisë së Shkodrës dyshohet se ka lidhje me një plagosje që pronari i lokalit Aleks Fojleta ka bërë disa vite më parë.

momentin e ngjarjes brenda në lokal ka pasur disa persona të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime pasi lënda plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të tij.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.  Deri më tani janë shoqëruar katër persona të dyshuar si të përfshirë ose që kanë dijeni për ngjarjen./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!