Një sasi eksplozivi është asgjesuar nga autoritetet këtë të hënë në Rrëshen. Policia ka njoftuar se eksplozivi u gjet në një mjet të parkuar. Makina ishte në pronësi të 48-vjeçarit me iniciale A.Gj. Ky i fundit njoftoi menjëherë uniformat blu.
Pasi specialistët e Njësisë Anti-Ekploziv mbërritën në vendin e ngjarjes, u bë e mundur edhe asgjesimi i eksplozivit me anë të shpërthimit të kontrolluar. Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Por është ngritur një grup hetimor që po punon për sqarimin e plotë të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./abcnews.al