Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka publikuar fotografi shumë të detajuara të 19 galaktikave spirale. Ato janë regjistruar nga teleskopi James Webb dhe janë duke u analizuar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit.
I nisur dy vjet më parë, teleskopi është i pajisur me instrumente që e lejojnë atë të shohë objekte më të vjetra dhe më të largëta se Hubble.
Universi kryesisht sheh në infra të kuqe, duke kapur dritën e padukshme për syrin e njeriut.
“Imazhet e jashtëzakonshme do të ofrojnë pjesë të reja të enigmës rreth universit dhe galaktikave për astronomët dhe astrofizikanët në mbarë botën,” tha Universiteti.
Thomas Williams, një studiues në Departamentin e Fizikës në Universitetin e Oksfordit, po udhëheq projektin për të përpunuar të dhënat nga imazhet më të fundit.
“Sasia e detajeve në këto imazhe është e madhe, gjë që është e mirë. Kjo do të thotë se ne mund të jemi në gjendje të plotësojmë njohuritë për strukturën dhe evolucionin e galaktikave, formimin e yjeve, ciklin e tyre të jetës dhe shumë më tepër,” thotë ai.
Williams thekson se “është një privilegj, por edhe një sfidë, të analizosh të dhënat e teleskopit. Fotografitë flasin vetë. Ky është vështrimi më i thellë i galaktikave në këto gjatësi vale”.
Imazhet u publikuan të hënën, më 29 janar, nga shkencëtarët e përfshirë në projektin Angular-Resolved Physics in Nearby Galaxies (PHANGS), i cili po kryhet në disa observatorë të mëdhenj astronomikë./abcnews.al