Izraeli ka shkatërruar Gazën me sulmet e tij të pamëshirshme që nga tetori, tha në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, raportuesja speciale e OKB-së për territorin e pushtuar palestinez, Francesca Albanese.
“Numri i lartë i viktimave, dëmi i pariparueshëm që u bëhet atyre që mbijetojnë, shkatërrimi sistematik i çdo aspekti të nevojshëm për të mbajtur jetën në Gaza, nga spitalet te shkollat, nga shtëpitë tek toka e punueshme dhe dëmi për qindra mijëra fëmijë dhe nëna shtatzëna dhe të reja”, tha Albanese të martën.
Ajo tha në një raport për këshillin se veprimet e Izraelit mund të interpretohen vetëm si “provë në dukje të një synimi për të shkatërruar sistematikisht palestinezët si grup”.
/abcnews.al