Ekspertja e ekonomisë: Jemi në recesion, punësimi dhe eksportet kategoritë më të prekshme

schedule08:54 - 12 Maj, 2020

schedule 08:54 - 12 Maj, 2020

Pandemia e koronavirusi që ka përfshirë botën ka shkaktuar një rënie të madhe ekonomike, ku dhe në vendin tonë rënia ekonomike pritet të jetë e lartë.

Ekspertja e ekonomisë Irena Beqiraj në një intervistë për Abc e Mëngjesit është shprehur se duket ta pranojmë se tashmë jemi në recesion.

Në recesion mjafton që të kemi dy tre mujor në ulje ekonomike dhe jemi në recesion është e vështirë ta përcaktosh nëse jemi në recesion ose depresion pasi kjo varet në mënyrën se si përgjigjen bizneset.Në jemi në një recesion dhe duhej pranuar që në mars problemi është se si të na godasë dhe të mos jetë afatgjatë”, është shprehur ekspertja e ekonomisë.

Beqiraj ndër të tjera në fjalën e saj për Abc e Mëngjesit është shprehur se dy elementet kryesore që do të preken nga ulja ekonomike në vendin tonë janë papunësia dhe eksportet.

Ajo është shprehur se niveli i papunësisë në vendin tonë gjatë muajit prill do të rritet akoma më shumë krahasuar me njëmuaj më parë.

Ne nuk kemi një matje të saktë te personave që kanë humbur punën, dhe ka shumë kompani që prisnin nga paketat e qeverisë nuk i kanë hequr apo nuk i kanë deklaruar punonjësit e hequr  nga puna, por kur të mbyllen raportet për prillin ju do të shikoni se kemi më shumë të papunë. Nëse në mars kishim 47-50  mijë të papunë, ndërsa në prill pritet të kenë ikur më shumë njerëz nga puna. Recesioni Shqipërinë do ta godasë te punësimi, pasi struktura jonë e punësimit është jo e qëndrueshme dhe fluide.

34 % e të gjithë punësimit në vendin tonë janë nga vetëpunësuar, që shpesh cilësohet si një papunësi e fshehur dhe zakonisht janë të punësuar në tregti dhe në një periudhë pandemie siç ishim i bie që ato të dalin të papunë. 9 % i kemi të punësuar të pjesshëm dhe 50 % e punësimi tonë përbëhet nga njerëz me arsim 9 vjeçar. Po të shikosh në një sistem të tillë punësimi një goditje e tillë nuk ëhstë shumë e thjeshtë për tu kaluar nga vendi ynë, në ndryshim nga vendet e tjera që pretendojnë se nga dalja nga karantina do e kenë sërish një fitim të asaj që kishin para pandemisë.

Elementi i dytë që do të preket janë eksportet të cilat janë të padiversifikuara, një goditje në ato që kanë qenë kryesore si fasonët do të krijonte një problem në eksporte”, ka theksuar Beqiraj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!