Ekspertja e arredimit: Disa sugjerime si “të freskoni” shtëpinë në këto ditë të nxehta

schedule10:41 - 20 Korrik, 2020

schedule 10:41 - 20 Korrik, 2020

Në këto momente kur temperaturat janë shumë të larta, të gjithë mendojmë se si “ta freskojmë” shtëpinë.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ekspertja e arredimit Anila Hetoja ka sugjeruar disa mënyra të thjeshta, që ambienti në të cilin jetojmë të jetë sa më i freskët.

Sipas ekspertes, në një shtëpi duhen ndërruar mobiljet një herë në 10 vjet, prandaj mënyra mëe mirë është të bëjmë disa ndryshime të vogla si përdorimi i luleve, apo përzgjedhja e duhur e pikturave dhe ngjyrës së perdeve.

“Janë ca element psikologjik që i ndihmon edhe fëmijët. Apo një pikturë me shumë ngjyra në një ambjent ku rrim çdo ditë. Përsa i përket kuzhinës, ne nisemi për tu relaksuar , duke qenë se jemi në mesin e verës, sugjerimi im do të ishte tapeta më të freskët, më të lehtë. Gjithashtu për mure, do të thosha,më shumë ngjyra pasi kemi qëndruar gjatë muajve të karantinës në shtëpi dhe ka shkaktuar një stres.

Gjithsesi nëse një person ka të ngjyrosur në shtëpi mure të zezë nuk do i sugjeroj as ngjyrën e kuqe. Çdo 10 vjet duhet të ndërrohen mobiljet. Kështu rekomandohet. Me shpenzime të vogla dhe me pak zgjuarsi mund t’ja dalim.

Vintage është trend në 2020, është stil italian, ashtu edhe  fancezët e kanë tek stilet e veta. Elementi i rurit mund të përshtatert me bashkohorët, nuk dalin kurrë nga moda. Të rinjtë janë më klasik. Ngjyra e zezë jo se del nga moda, por të lodh nga ana psikologjike. E diskutoj shpesh se muri do 5 vjet të lyhet, nuk mund të lyhet pas 2 vjetësh”, u shpreh Anila Hetoja./abcnews.al