Sipas Danny Altmann, ekspert i imunologjisë në Imperial College London, varianti indian mund të bëhet shqetësues në Britaninë e Bashkuar.
Altamann tha se situata në Britani është e qëndrueshme dhe varianti indian është nën kontroll, por nuk përjashtohet mundësia që shumë shpejt Britania të fusë në listën e kuqe Indinë.
Ndërkohë, opozita i kërkuar kryeministrit Boris Johnson të anulojë udhëtimin e tij të ardhshëm në Indi për shkak të rrezikut nga Covid. Steve Reed, tha për shkak të rrezikut nga variantet e reja të virusit, kryeministri duhet të shtyjë udhëtimin e tij në Indi.
Britania ka regjistruar 4,387,820 raste me Covid dhe 127,270 që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al