Çaji është një nga pijet më të rekomanduara si nga mjekët dhe nga ekspertët ushqimor. Prej kohësh, të gjithë janë të prirur për të konsumuar çajin e kamomilit, por eksperti i njohur ushqimor Zef Gjeta e ka hedhur poshtë këtë hipotezë.
I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai ka rekomanduar çajin e blinit, pasi ka shumë benefite.
Sipas Gjetës, ky lloj çaji të largon stresin dhe të qetëson, prandaj duhet konsumuar të paktën dy herë në ditë, por që nuk duhet tepruar sidomos tek gratë shtatzënë.
“Në një farë mënyrë lulja dhe fryti janë fëmijët e kësaj bime dhe duhet të kujdesemi për to. Mënyra më e njohur e këtyre vlerave duhet konsumuar përmes çajit. Gjithmonë ne themi dhe nuk lodheni duke e thënë se çaji i luleve të blinit të bënë mirë. Të gjithë kanë atë idenë që vetëm çaji i kamomilit të qetëson, por jo edhe caji i blinit të largon stresin dhe të qetëson. Ne duhet të pimë 4 çajra në ditë të kombinuara, jo vetëm me lule blini. Maksimumi dy, një paradite dhe një pasdite duhet përdorur çaji me lule blini, nuk duhet ta teprojmë sidomos gratë shtatzëna”, tha ndër të tjera ai. l.k/abcnews.al