Eksperti: Qytetarët duhet të respektojnë masat anti-Covid, studentët jo vaksinim me detyrim, por me konsensus

schedule12:03 - 20 Tetor, 2021

schedule 12:03 - 20 Tetor, 2021

Eksperti i Shëndetit Publik, Fabjan Cenko i ftuar në ABC Live këtë të  mërkurë ka komentuar situatën pandemike në vendin tonë.

Cenko është shprehur se dhe pse duhet të kishim ulje të shifrave të rasteve të reja në këtë periudhë një gjë e tillë nuk është vënë re dhe sipas tij shkak për këtë mund të jetë mungesa e interesit për tu vaksinuar dhe respektimi i masave mbrojtëse si distancimi social dhe maska.

Eksperti shprehet se me shfaqjen e variantit Delta është rritur shumë dhe shkalla e infektimit, dhe arma e vetme për tu mbrojt ndaj kësaj është vaksinimi.

“Në këtë periudhë ne do të duhej që të kishim një ulje të shifra, por kjo tregon se rezultatet e pandemisë janë të ndërlidhura jo vetëm me ecurinë e programit të vaksinimit, por dhe masat që shoqëria mundohet për të shmangur rritjen. Jemi një shoqëri që masat mbrojtëse, maskën dhe distancimin fizik nuk i zbatojmë, dhe personat që nuk janë të vaksinuar janë dhe më të rriskuar. Në periudhën pas vaksinimit unë kam vënë re se kemi një ulje të vdekshmërisë krahasuar me periudhën e para vaksinimit. Por nëse kemi individë që janë dhe më të rriskuar nga sëmundje janë dhe më të rrezikuar. Gjithashtu dhe infektimi i personave të vaksinuar duhet të bëhet një studim sa doza vaksine kanë marrë dhe çfarë vaksine.

Në këtë pandemi variablat dhe njohja e tyre është shtuar shumë. Çdo kush që është i pa imunizuar duhet që të diskutohet, imuniteti i tufës nuk është element konteporant pasi Delta është më shumë i transmetueshëm. Nëse nuk merr masa për tu imunizuar nuk kemi ulje risku.

Që në fillim doli që varianti Delta nuk ishte më i lehtë, por ishte dhe më pak i rëndë pasi pjesa më e madhe e grupit të rrezikuar ishte vaksinuar ndërsa u rrit risku ndaj infektimit për të rinjtë.

Një program vaksinimi që mbulon të gjithë popullatën është një formë e mirë për të penguar zinxhirin e virusit. Tek ne po të krahasosh trendin kemi një rënie, ne kemi një popullatë që shifrat për imunizim i ka të luhatshme, por një pjesë e mirë ka krijuar imunitet nga vaksina, nga infeksioni ose nga të dyja, por kemi dhe një pjesë të popullatës të paimunizuar, një pjesë popullate që nuk zbaton masat dhe një variant që është shumë i transmetueshëm”, ka thënë mjeku.

Ndër të tjera në intervistën e tij të dhënë për gazetaren Juli Xhokaxhi, ai ka theksuar se vaksinimi ul numrin e vdekshmërisë dhe pse në raste specifike për shkak të sëmundshmërisë mund të kemi dhe vdekje te persona që janë të vaksinuar.

Nuk kemi të dhëna që të tregojë se shkalla e infektimit ka lidhje me racat e personave, por elementi i parë që na ndihmon të na tregojë është shkalla e infektimit. Vaksinimi është e vetmja shkallë që na ndihmon për tu imunizuar ndaj virusit. Italia ka një ecuri të mirë vaksinimi, ku përqindja e personave të vaksinuar është mbi 80 % me një dozë. Në një vend ku mbulesa vaksinore është mjaft e mire dhe në një vend ku respektimi i masave është shumë i lartë kurba e rasteve dhe vdekshmërisë ndikon pozitivish.

Nuk ka akoma një variant tjetër që të dominojë mbi Deltën, por ajo që OBSH ka thënë është se përsa kohë ka popullata të pavaksinuara dhe qarkullon virusi ka dhe mundësi krijimin e varintëve të reja që mund ti japin një tjetër pandemisë. Qëllimi i shtrirjes së vaksinimit është dhe fakti që të shmanget sa më shumë mundësia për krijimin e varianteve të reja”, ka thënë ai.

Cenko nga studio e ABC Live ka komentuar gjithashtu dhe situatën e fundit të krijuar me fillimin e vitit akademik, ku thekson se vaksinimi nuk duhet të bëhet në mënyrë të prerë i detyruar për studentët por duhet që të ketë një formë për ti bërë që të reflektojnë.

Ne sot kemi një vaksinë që është shumë efektive, kemi teste të shpejta dhe me pak kosto krahasim me fillimin dhe protokolle që ndikojnë në përballimin e situatës.

Çdo vend duhet të marrë ato masa që i përgjigjen perimetrit shkencor. Ne nuk marrin një masë të vendeve të tjera që nuk i përgjigjet vendi tonë, dhe shpresoj që bazat e adoptimeve që ne kemi marrë uroj të kenë pasur një përshtatje me vendin tonë. Në një studim të Akademisë së Shkencave, vumë re se personat që kanë kaluar kohë nga vaksinimi fillon që të bie mbrojtja dhe kjo kryesisht më shumë tek moshat 60 vjeç dhe ideja e një doze të re konfirmohet trendi, nëse Komiteti Teknik e merr një vendim të tillë mund të bazohet rasteve të ndryshme të shtrimit në spital.

Studentët nuk duhet të detyrohen, por duhet të gjendet mënyra sesi ato duhet të vaksinohen dhe janë një grup me të cilën shoqëria duhet të jetë në mbrojtje të tyre. Një person që është i vaksinuar mund të preket dhe mund të shpërndajë Covid por jo në një formë të shpejtë sa  në rastet kur nuk je i vaksinuar”, ka thënë ndër të tjera eksperti Cenko.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!