Eksperti në Provokacija: Provimi i letërsisë ishte i një niveli të përballueshëm

schedule22:39 - 30 Qershor, 2020

schedule 22:39 - 30 Qershor, 2020

Eksperti i Arsimit Pëllumb Karameta, këtë të martë nga studio e “Provokacija”, ka komentuar debatin e ditëve të fundit në lidhje me provimin e Gjuhë-Letërsisë së maturantëve, të cilët pretenduan që ishte i vështirë.

Karameta në fjalën e tij ka theksuar se duke parë në fund rezultatet e maturantëve në provim, tregon se testi nuk ishte në një nivel shumë të vështirë pasi rreth 5 mijë kishin marrë notat 9 dhe 10-ta.

Ai ka theksuar se një gjë e tillë tashmë është nëse normale pasi me reformën e re në arsim një rëndësi të veçantë kanë dhe bashkërendimi dhe përshtatja e nxënësve me bashkëkohoren.

Mënyra se si u perceptua la dhe hapësirë or komentime alternativ dhe një pjesë e madhe e maturantëve, ku rreth 5 mijë maturantë morën notën 9 dhe 10 do të thotë se testi nuk ishte dhe aq i vështirë për tu kaluar. Si këshilltar i ministres së Arsimit në 2011 deri në 2013, kam qenë pjesë e reformës së re për arsimin para universitar, ku dy gjërat që nuk u kuptuan për të ecur në një trend ku nëse do të kishte vend për ndryshim le të bëhej dhe ndryshe le të vijohej me atë që ishte.

Testi është për herë të dytë që ka ndryshuar permbajten dhe formën ai i Letërsisë, por i matematikës dhe i lëndëve ,e zgjedhje kanë nevojë për ndryshim, për tu bërë pjesë në reformën e re, ka reforma që prekin burimet njerëzore që kërkojnë kualifikim për mënyrën e administrimit, por reforma që po zhvillohet që nga 2013 është thelbësore dhe kërkon që të zhvendosë fëmijën nga një shkollë që synon të riprodhojë testet, për ta përgatitur që atë që mëson në shkollë ti vërë në praktikë dhe në jetë, tashmë kemi tre dokumente themelorë, që janë kurrikulat bërthamë, tabletat, laboratorët etj. Reformat në arsim që prekin metodologjinë dhe përmbajtjen janë të vështira.

Tekstet alternative janë produkt pas viteve 60’ në botë, si një mënyrë për të parë që prindërit nxënësit të kenë një mënyrë tjetër perceptimi. Pas vitit 2000 ndryshoji një gjë e tillë dhe filluan të merrnin jetë tekstet alternative. Tekst alternativë është kur grupe të ndryshme autorësh paraqesin programet e tyre dhe më pas këto zgjidhen nga mësuesit dhe bordi i shkollës. Të gjithë këto janë metoda që po testohen nëpër botë, ndaj dhe ne jemi që të eksperimentojmë, por problem për ne është niveli i mësuesve. Shumë mësues akoma nuk e kanë kuptuar filozofinë e tyre dhe nga duhet ta fillojnë ndryshimi”, është shprehur eksperti Karameta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!