Eksperti në ABC: PS rrezikon të humbas edhe mandatin e 8-të në Fier

schedule21:02 - 25 Prill, 2021

schedule 21:02 - 25 Prill, 2021

Eksperti zgjedhor Agim Tutulani u shpreh në studion e ABC se pjesëmarrja e sotme në zgjedhje është tepër e lartë duke marrë në konsideratë numrin e votuesve rezidentë në Shqipëri.

Konkretisht në këto zgjedhjet kanë marrë pjesë 48.56% e votuesve.

Tutulani është ndalur tek qarku i Fierit duke thënë se Partia Socialiste, e ka të vështirë të marrin  8 mandate.

Agim Tutulani: Ata po luftojnë për të 9 por kam frikë se nuk marrin as të 8, në Fier.  Nëse PD është mbi 60 për qind në Vlorë dhe mbi 55% në Fier ka dalë fituese, por këtë radhë nuk rezulton ashtu. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!