Eksperti i merkatos Fabrizio Romano akuzohet nga një lojtar se ka raportuar një lajm të rremë

schedule14:36 - 19 Maj, 2023

schedule 14:36 - 19 Maj, 2023

Gazetari dhe eksperti i merkatos së futbollit, italiani Fabrizio Romano, është akuzuar se ka shpërndarë një lajm të rremë në lidhje me një lojtar në rrjetet e tij sociale./

Romano, i cili ka 14.7 milionë ndjekës në Twitter, është një nga burimet më të respektuara për lajmet e merkatos dhe gjatë sezonit të verës pothuajse raporton gjithë ditën.

Së fundmi, Romano raportoi se Jose Cifuentes, i cili luan për LA Angeles MLS, ishte pranë një transfeirmi te skuadra skoceze Rangers. Gazetari italian pretendoi se bisedimet janë në fazën e avancuar dhe kishte takime midis përfaqësuesve dhe klubit.

Megjithatë, mesfushori ka mohuar prerazi se është në rrugën e tij drejt transferimit te Rangers. 24-vjecari shpërndau njoftimin e Fabrizio Romano dhe mbi të shkruajti “Lajm i rremë. Fabrizio po gënjen, unë jam i lumtur në Amerikë. Rangers është një klub i vogël”./ h.ll/abcnews.al