Eksperti i J-Medical trajnon fizioterapistët e Superiores dhe të Parës

schedule18:21 - 20 Nëntor, 2019

schedule 18:21 - 20 Nëntor, 2019

Dëmtimet në futboll janë të shumta, duke nisur nga ato më të lehtat: problemet muskulore. Në klubet europiane ka stafe të kompletuara mjekësore, kurse në vendin tonë po hidhen hapat e parë për zhvillimin e mëtejshëm të mjekësisë sportive. Çdo klub, për t’u licencuar duhet ta ketë një staf mjekësor, që duhet të plotësojë disa kritere.

FSHF nga ana tjetër për zhvillon trajnime me mjekët dhe fizioterapistët e klubeve dhe ato po udhëhiqen nga doktor Gianluca Stesina, pjesë e stafit mjekësor të kombëtares. Në të shkuarën ai ka qenë mjek i Juventusit dhe është pjesë e J-Medidal, klinika e klubit italian, që ndodhet në Torino.

NJOFTIMI I FEDERATËS – Mjekësia në futbollin shqiptar është një nga hallkat më të rëndësishme të procesit të licensimit të klubeve dhe Federata Shqiptare e Futbollit në kuadër të këtij procesi, që këtë vit ka filluar më shpejt, ka filluar trajnimet me klubet për t’i ofruar ndihmë konkrete, të vazhdueshme dhe të qëndrueshme.

Një ndër trajnimet që u organizua nga FSHF pak ditë më parë, ishte ai me mjekët dhe fizioterapistët e klubeve të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, si edhe përfaqësues të akademive kryesore në vend. Në këtë trajnim referoi Doktor Gianluca Stesina, mjeku i ekipit kombëtar shqiptar, ish-mjek i Juventusit dhe aktualisht pjesë e Juventus Medical.

Doktor Stesina i paraqiti të pranishmëve element praktikë të lidhur me dëmtimet muskulore dhe mënyrat më të mira që duhen ndjekur për rehabilitimin e sportistëve pas traumave. Ky trajnim i lidhur me mjekësinë sportive është fillimi i një projekti të mirëfilltë që Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur për Mjekësinë Sportive dhe arritjen e shpejtë të standardeve më të larta në këtë sektor shumë të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit.

FSHF është duke punuar me të gjithë faktorët që janë të rëndësishëm në këtë proces, duke përfshirë të gjithë mjekët e klubeve, universitetet, organizmat spitalor shtetëror dhe privat si dhe federatat e tjera sportive në vend. Federata dhe Presidenti Duka e kanë vendosur tanimë zhvillimin e mjekësisë sportive te prioritetet kryesore dhe më të rëndësishme, për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm dhe të sigurt për futbollin në vendin tonë.

Angazhimin e sa më shumë mjekëve të rinj në sport, ofrimi i trajnimeve të mirëfillta me ekspertë vendas dhe të huaj, mbështetja me bazë materiale të nevojshme, do të jenë disa nga elementët e strategjisë dhe projekteve që po implementohen nga FSHF në lidhje me Mjekësinë Sportive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!