Eksperti: Sinjalet e krizës energjetike u shfaqën më parë, paralajmërimi çon në rritje çmimesh

schedule20:00 - 4 Tetor, 2021

schedule 20:00 - 4 Tetor, 2021

Kriza energjetike e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme sipas ekspertit të ekonomisë Ilir Ciko i ka dhënë sinjalet më parë. Në “Radarin Informativ” me gazetaren Jonida Shehu, Ciko përmendi disa prej faktorëve që mund të sjellin këtë krizë në vendin tonë dhe një prej tyre është rritja e gazit natyror.

Elementë të kësaj krize që do doja të mos e quaja krizë, janë shfaqur gjatë verës, ndoshta dhe më parë. Kryesisht faktorë janë rritja e gazit natyror. Mbyllja e kontrollit të gazit nga ana e Rusisë. Kjo e shoqëruar me rritje të kërkesës për energji. Kemi elementë që kanë sjellë paqëndrueshmeri në tregjet energjetike. Nafta është në nivele të larta por e kemi parë më keq edhe vite më parë”, tha Ciko.

Duke theksuar se ne ende nuk jemi në kuadrin e një krize, eksperti i ekonomisë tha se mesazhet që përcillen në publik duke e paralajmëruar rritjen e energjisë, kanë ndikim negativ te operatorët tëe tregut të energjisë elektrike. Këto të fundit tha Ciko mund të marrin masa sikur kriza do të ndodhë dhe mund të rrisin çmimet.

Ka një amplifikim më tepër se sa duhet sa i përket termit krizë sepse ende s’jemi në kuadrin e një krize të qartë energjetike në shkallë globale që mund të ketë pasoja më të mëdha se pandemia e tërmeti. Te të gjithë njerëzit, në veçanti te agjentët e tregut kanë shumë rëndësi mesazhet që përcjell. Efektet janë të menjëhershme. Rama përmendi si një gjë tepër shqetësuese çmimin  e naftës bruto. Mesatarja e çmimit të naftës bruto ka qenë mbi 120 dollarë dhe s’kishim krizë të dukshme energjetike dhe ne e kaluam atë pavarësisht se çmimi i naftës ka qenë i lartë. Të gjithë operatorët e tregut janë në mungesë informacioni dhe mesazhet që vijnë nga qeveria ndikojnë. Operatorët marrin masa sikur kjo do ndodhë dhe kjo çon në rritje të çmimeve”, tha ai.

Ata që do e vuajnë më së shumti krizën nëse do të ndodhë janë qytetarët. Me vështirësi do të përballemi fillimisht me blerjen e sasisë së energjisë të nevojme për konsum brenda vendit.

Operatorët do kenë normë fitimi dhe s’do e vuajnë në mënyrë të dukshme krizën, ai që e ndien dhe preket është taksapaguesi shqiptar dhe në mënyrë të veçantë shtresat e varfëra. Jemi në fillim të një mandati dhe qeveritë e bëjnë këtë në fillim të mandatit dhe jo në mes. Kostot më të ndjeshme për Shqipërinë do të jenë të përqendruara, së pari përballimin për blerjen e sasisë së energjisë të nevojme për konsum brenda vendit. Do jetë më e vështirë për tu blerë. Popullsia do ketë çmim të rritur të energjisë dhe shtresat në nevojë do e kenë më shumë problem”, shtoi më tej eksperti.

Referuar akuzave të opozitës e cila thotë se është keqmenaxhuar sektori energjetik nga qeveria, eksperti tha se ka pasur fusha në të cilat është bërë investim por theksoi se kt sektor ka një problem të mbartur ndër vite.

5 muaj më parë askush se kishte të qartë që mund të vinte një situatë e tillë për vendin. Sektori energjetik ka një problem të mbartur ndër vite. Ka pasur fusha në të cilat është bërë investin, përmirësim i performancës së treguesve energjetikë, por ka një problematikë lidhur me situatën që po kalojmë. Kanë qenë burimet e reja energjetike duhet të kishte ecur më shumë. BE ka thënë se Shqipëria duhet të vazhdojë të diversifikojë energjinë elektrike”.

Duke analizuar premtimin e kryeministrit Rama se nuk do harxhojmë asnjë lekë për blerjen e energjisë në të ardhmen, eksperti tha se kjo s’ka për të ndodhur kurrë.

Ajo situatë nuk do ndodhë kurrë që ne të mos harxhojmë asnjë lekë peër blerjen e energjesisë. Sepse tregu energjik i Shqipërisë është i lidhur me atë të vende ve të rajonit. Je i detyruar të blesh dhe të shesësh energji në periudha të ndryshme”.

Sa i përket rritjes së çmimit të bukës dhe naftës, eksperti nuk i kurseu kritikat.

Askush se mohon që ka një rritje të çmimeve. Mungoi një ndërhyrje e pritshme nga autoritetet përkatëse që rregullojnë tregun”, deklaroi Ciko. be.k/Abcnews.al