Eksperti i ekonomisë i bën thirrje qytetarëve: Mos i mbani kursimet nën jastëk

schedule20:13 - 28 Korrik, 2022

schedule 20:13 - 28 Korrik, 2022

“Ekonomia dhe tregu shqiptar nuk janë ende gati për shërbimet online”, kështu është shprehur në Radar, eksperti i ekonomisë Artan Gjergji.

Ai tha se përpos kësaj qytetarët duhet të tregojnë kujdes së cilave biznese onilne i besojnë, duke përmendur se me hapa të thjeshtë është lehtë e kuptueshme nëse një biznes online është serioz ose jo.

Lexo edhe: Rritja e inflacionit, Gjergji në Abc: Qytetarët po e ndiejnë drejtpërdrejtë, kriza e çmimeve nisi me pandeminë

Si për shembull një biznes online duhet të ketë me patjetër faqen e tij web online. Ndër të tjera eksperti u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që ti investojnë kursimet e tyre dhe mos t’i mbajnë nën jastëk.

Mund ti investoni paratë. Qytetarët mos ti mbajnë nëm jastëk. Rritja e normës së interesit favorizon qytetarët që të depozitojnë. Normat e interesit është kostoja e përdorimit të parasë në ekonomi.

Një bankë nuk e ka marrë nga qielli paranë që ju jep kredi, e ka marrë nga një depozitues. Na duket sikur bankat kanë fitime të jashtëzakonshme. Por bankat gjithashtu kanë kosto. Këtu ndikon kosto e ekonomisë së vendit. Shqipëria ka një farë nivel risku të caktuar sepse hyn në vendet në zhvillim e sipër. Të gjithë këto komponent përfshihen dhe të normat e interesit.

Mali i Zi ka ma pak risk te normat se sa Shqipëria. Shërbimet online janë e ardhmja, ndikoi pandemia. IT gjithmonë për të lehtësuar jetën tonë të përditshme. Por tregu shqiptar nuk është gati për shërbimet online. Por dhe qytetarët duhet të tregojnë kujdes”, u shpreh eksperti i ekonomisë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!