Nga Eblina Mile
Euro është vlerësuar ndjeshëm ndaj lekut shqiptar. Vetëm në një javë monedha evropiane ka fituar mbi 4 pikë duke u shitur tashmë me 125.40 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Eksperti Klodian Muço deklaron se ditët e fundit ka një tendencë të rritjes së monedhave të huaja fakt që tregon për një rritje të fortë të inflacionit në vend. Inflacioni ka tejkaluar objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3% duke kërcyer në 3.7%.
Shqipëria ka një nivel të lartë të importit të produkteve ushqimore të cilat blihen kryesisht në euro dhe në dollarë. Kjo sipas ekspertëve është një tjetër tregues se qytetarët shqiptarë do të blejnë më shtrenjtë produktet e shportës .
Ekonomia shqiptare ka një nivel të lartë euroizimi dhe forcimi i monedhës evropiane ka një ndikim direkt në kostot e jetesës.
Ata që do të preken direkt janë qytetarët të cilët kanë kredi në euro të cilët tashmë duhet të paguajnë më shumë.
Po ashtu edhe eksportuesit do të blejnë më shtrenjtë produktet që importojnë./abcnews.al