Eksperti Elezi: Milan Radojiçiç është organizator i sulmit terrorist në Vjenë

schedule23:00 - 11 Mars, 2024

schedule 23:00 - 11 Mars, 2024

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në lidhje “skype” me emisionin “360 Gradë” duke cituar burime të informuara u shpreh se terroristi Milan Radojiçiç është i përfshirë në organizimin e sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë.

Në këtë ngjarje, e cila ka ndodhur më 2 nëntor 2020, mbeti i vrarë dhe një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i identifikuar si Kujtim Fejzullai.

“Sipas një burimi mirë të informuar, terroristi Milan Radojiçiç është i përfshirë në organizimin e sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë. Sipas këtij burimi i cili kishte dhënë kontribut për institucionet e inteligjencës së SHBA-ve, në rastin e sulmit terrorist në Vjenë me 2 nëntor 2020, aktualisht janë 5 shtetas të Serbisë të cilët kanë lidhje me Radoiçiç dhe inteligjencën ruse FSB, e të cilët rekrutojnë të rinj në organizatat terroriste islamike. Në këtë sulm terrorist ishte vrarë edhe një sulmues nga Maqedonia, i cili quhej Kujtim Fejzullai, dhe i cili ishte po ashtu nënë organizimin e këtyre shtetasve serbë”, tha ai./ abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!